“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, projekt kombëtar”, Koçiu: Plani i rritjes përshpejton përafrimin me BE

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, projekt kombëtar”, Koçiu: Plani i rritjes përshpejton përafrimin me BE

Shqipëria do të shfrytëzojë të gjithë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Ky ishte mesazhi që përcolli zëvendëskryeministrja Albana Koçiu gjatë një takimi me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të Bashkimit Evropian për planin e rritjes. “Nga ana jonë, jemi plotësisht të angazhuar për të shfrytëzuar në maksimum këtë dritare unike dhe historike mundësish. Është e vetëkuptueshme që integrimi evropian nuk është thjesht një prioritet mes shumë të tjerëve. Ai është projekti kombëtar qendror i këtij brezi. Për herë të parë në histori, falë reformave të ndërmarra, kemi përpara një kalendar të qartë politik: mbylljen e negociatave teknike deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë deri në vitin 2030”, tha Koçiu. Numri dy i qeverisë...