Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pesë p*rdhunime nga emigrantët
Të paktën pesë vajza nën moshën 14 vjeç janë trajtuar gjatë javës së fundit në Spitalin Universitar të Ceutës, në Spanjë, pas denoncimeve për përdhunim dhe sulme seksuale. Burime shëndetësore bëjnë me dije se të gjitha vajzat kishin mbërritur në qytet nga Maroku. Sipas të njëjtave burime, numri real i rasteve mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa prej viktimave nuk kanë bërë kallëzim. Në total, në spital janë trajtuar më shumë se 10 raste me shenja të sulmeve seksuale, ndërsa mes viktimave të dyshuara raportohet edhe të paktën një burrë. Policia Kombëtare ka nisur hetimet për rastin e një të miture, e cila kishte hyrë në Ceuta gjatë fluksit masiv të migrantëve. Në spital janë konstatuar dëmtime që përputhen me një sulm...
Burimi:
vizionplus.tv