Aksident në Sarandë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën
Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me dinamikën e përplasjes.
Burimi:
gijotina.com