Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti

Rreth 2 mijë fansa u mblodhën para Katedrales së Funchalit në Madeira, të bindur se aty do të zhvillohej dasma e Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij, Georgina Rodríguez. Thashethemet për martesën e yllit portugez kishin marrë përmasa të mëdha në rrjetet sociale. Por turma mbeti e befasuar kur në kishë mbërritën Fabio Ramos dhe Fatima Nicole Cunha Teixeira, një çift portugez nga Madeira që jeton në Francë. Ata ishin çifti që do të martohej atë ditë, ndërsa fansat i kishin ngatërruar me Ronaldon dhe Georginën. Nusja Fatima u detyrua të kalonte mes turmës së njerëzve që prisnin me padurim të shihnin Georginën. Disa fansa mbanin veshur fanellat me numrin 7 të Ronaldos, ndërsa nga turma dëgjoheshin edhe thirrje si: “Kjo nuk është Georgina!” Pamjet...