“Më kërcënonte me video”, i mituri shqiptar denoncon 17-vjeçarin në Greqi për abuzim seksual

“Më kërcënonte me video”, i mituri shqiptar denoncon 17-vjeçarin në Greqi për abuzim seksual

Një denoncim i një 15-vjeçari shqiptar ka vënë në lëvizje autoritetet në ishullin grek të Skiathosit. I mituri ka akuzuar një 17-vjeçar, gjithashtu shqiptar, për abuzim seksual dhe kërcënime të përsëritura. 15-vjeçari është paraqitur në polici së bashku me prindërit e tij, ku ka deklaruar se situata kishte nisur disa vite më parë. Sipas dëshmisë së tij, 17-vjeçari dyshohet se e kishte mbajtur nën presion duke përdorur materiale të regjistruara dhe duke e kërcënuar se do t’i publikonte ose shpërndante ato. I mituri ka pretenduar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe kishte pasur raste të përsëritura abuzimi dhe se në disa episode ishte ushtruar edhe dhunë. Pas denoncimit, policia greke ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar telefonin e 17-vjeçarit. Pajisja do të ekzaminohet për të verifikuar...