Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e banorëve: Shteti ka qenë në këmbë, na kanë shpëtuar

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e banorëve: Shteti ka qenë në këmbë, na kanë shpëtuar

Banorët e Krujës përjetuan mbrëmjen e djeshme momente paniku, pasi një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu faqen e malit dhe iu afrua rrezikshëm banesave. Më të rrezikuara ishin lagjet Abaze, Barabit dhe Varosh, ku flakët përparuan deri pranë shtëpive. Në një video të publikuar në Facebook nga kryeministri Edi Rama, disa prej banorëve kanë shprehur mirënjohjen për ndërhyrjen e strukturave shtetërore dhe punën e bërë për përballimin e situatës. “Shih çfarë është bërë këtu. Kujtova se mu dogj shtëpia. Shteti ka qenë në këmbë, ministri i Brendshëm, Hita. Mos të kishin qenë ata, shtëpia ime e lagja do ishte djegur. Ua bëftë zoti hallall zjarrfikësve, policëve, emergjencave, të gjithëve, këtu është dëgjuar era shtet. Faleminderit shumë”, thotë një prej banorëve. Pas ndërhyrjes së forcave...