Vrasja e policit në Maliq/ Kryepolici Hitaj: Po verifikohen procedurat e ndjekura nga policia, s’kam pasur dijeni për operacionin!
Në një konferencë për shtyp krah ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita bëri me dije se ka nisur një hetim për procedurat hetimore lidhur me Violand Braçellarin, autorin e vrasjes së efektivit në Maliq të Korçës. “Kam urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme për të nisur hetim për procedurat standarde për punën që është kryer për kapjen e këtij shtetasi në kërkim dhe pse Drejtoria e Korçës s’ka kërkuar ndihmë nga forcat RENEA dhe të Sigurisë. Grupi hetimor po vijon punnë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Hita. Kryepolici u shpreh se nuk ka pasur dijeni lidhur me operacionin. “Momentin që është zhvilluar operacioni, nuk kam pasur dijeni dhe masat janë operacionale që i përkasin Drejtorise Korçë”, tha Hita.
Burimi:
javanews.al