Vritet me kallashnikov 20-vjeçari në Korçë, autori kapet pranë banesës, gjendet arma, vrasësi ishte shok fëmijërie…
Një 20-vjeçar në Korçë mbeti i vrarë pasditen e së shtunës në lagjen 14. Joan Zuko, i cili prej dy muajsh ishte shkëputur nga detyra si ushtarak i Forcave të Armatosura, është qëlluar me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo. Pas disa orësh kërkime nga policia e forcat RENEA që sollën blindimin e plotë të qytetit dhe kontrolleve që u shtrinë deri te varrezat e qytetit, drejtim në të cilin autori ishte parë të shkonte, ai u arrestua pranë banesës së tij. Në momentin e arrestimit ai nuk e kishte me vete armën me të cilën kishte qëlluar Zukon. Më vonë ai ka treguar se pushkën me të cilin kishte qëlluar shokun e tij të dikurshëm, e kishte hedhur në zonën e...
Burimi:
sot.com.al