BIRN: Qeveria po bëhet gati që të rikthejë bastet sportive online! Kritika për mungesë transparence
Kur qeveria shqiptare finalizoi ndalimin e lojërave të fatit në vitin 2019, narrativa zyrtare premtoi shkuljen me rrënjë të një plage sociale që kishte mbushur çdo cep rruge në Shqipëri. Në ato kohë nuk kishte lagje pa dy-tre pika bastesh, një pjesë e të cilave në afërsi të shkollave apo mjediseve të frekuentuara nga të miturit. Shtatë vjet më vonë, qeveria shqiptare po përgatitet që të legalizojë sërish bastet sportive online, të cilat pavarësisht ndalimeve ligjore, kanë vazhduar që të funksionojnë në informalitet. Pas miratimit të ligjit në Kuvend në vitin 2024, Ministria e Financave i tha BIRN se tashmë janë miratuar të gjitha aktet nënligjore dhe kuadri rregullator konsiderohet i plotësuar. “Sistemi është gati nga pikëpamja ligjore, por gara për licensim ende nuk është...
Burimi:
sot.com.al