Vrasja e biznesmenit në Sarandë, Gjykata cakton “arrest me burg” për 31-vjeçarin e dyshuar

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, Gjykata cakton “arrest me burg” për 31-vjeçarin e dyshuar

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg“, për 31-vjeçarin e dyshuar si të përfshirë, në ngjarjen ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, 7 maj, në qytetin bregdetar. 31-vjeçar me inicialet K.V, banues në Shën Vasil të Himarës, ndodhet në spitalin e Sarandës, pasi nga ngjarja ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. Ndërkohë 50-vjeçari T.R është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 31-vjeçari dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin T.R dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur T.R-në në lokalin e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili. Pikërisht aty ka shpërthyer konflikti fizik ne sende të forta që ka degjeneruar më pas...