Veliaj rikthehet në Gjykatën e Lartë, caktohet data për shqyrtimin e masës së arrestit

Veliaj rikthehet në Gjykatën e Lartë, caktohet data për shqyrtimin e masës së arrestit

Gjykata e Lartë cakton datën 15 shtator, ora 09:30, për rishqyrtimin e masës së Erion Veliajt, pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg. Procesi gjyqësor në ngarkim të Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë ndodhet në fazën e themelit. Ndaj Veliajt, i vetmi që mbahet në masën shtrënguese “arrest në burg” , SPAK ka ngritur akuzat korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, fshehje e mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në qeli.