U tha të mos ecnin me shpejtësi, dy adoleshentë qëllojnë një grua me shpullë

U tha të mos ecnin me shpejtësi, dy adoleshentë qëllojnë një grua me shpullë

Një incident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor që lidh Fierin me Fermën Çlirim, ku dy adoleshentë dyshohet se kanë qëlluar me pëllëmbë një grua pas një debati verbal. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë po lëviznin me shpejtësi me automjet, kur një grua e moshuar u ka bërë thirrje të ngadalësonin, duke u kujtuar se në zonë kishte edhe fëmijë. Pas këtij momenti, adoleshentët kanë ndaluar automjetin dhe dyshohet se kanë debatuar e qëlluar me pëllëmbë  përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet operative të Policisë së Fierit me disa mjete policore për të kryer veprimet e para hetimore. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, autori i...