Shqiptari kapet me 158 kg kanabis në Francë, dënohet me 3 vite burg dhe 530 mijë euro gjobë

Shqiptari kapet me 158 kg kanabis në Francë, dënohet me 3 vite burg dhe 530 mijë euro gjobë

Ladepeche.fr Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet doganore franceze pasi u kap duke transportuar 158 kilogramë kanabis në një automjet BMW pranë pikës së pagesës në veri të Toulouse. Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 27 korrik, kur efektivët e doganave të brigadës së Frouzins ndaluan automjetin që drejtohej nga Leonardo, një shtetas i lindur në Itali, por i rritur në Shqipëri. Gjatë kontrollit të makinës, autoritetet gjetën 54 kilogramë kanabis në formë bime dhe 104 kilogramë rezinë kanabisi, të vendosura në çanta. Sipas doganierëve, vlera e drogës në tregun e shitjes me shumicë arrinte rreth 529 mijë euro, ndërsa në tregun e shitjes me pakicë mund të shkonte deri në rreth 1 milion euro. Para gjykatës së Toulouse, i riu ka deklaruar përmes...