Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

Një 18-vjeçar dhe babai i tij janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pas plagosjes me thikë të një 32-vjeçari në ambientet e Poliklinikës së qytetit. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. F., 18 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes, si dhe babai i tij, A. M., 53 vjeç, i akuzuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se babë e bir kanë sulmuar me mjet prerës shtetasin V. K., 32 vjeç, gjatë një konflikti të ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndaj 18-vjeçarit rëndojnë akuzat për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta” dhe “prishje të qetësisë publike”. Ndërsa...