Amerikani mbeti i bllokuar në -43°C, evakuim spektakolar në Antarktidë
Një shtetas amerikan është evakuuar nga Antarktida në një mision të jashtëzakonshëm mjekësor, i zhvilluar në mes të dimrit polar, në kushte ekstreme dhe pothuajse në errësirë të plotë. Operacioni nisi më 28 korrik, pasi Divizioni Australian i Antarktidës kërkoi ndihmë urgjente për evakuimin e një personi që ndodhej në stacionin kërkimor amerikan McMurdo. Një përpjekje e parë për të realizuar fluturimin, më 29 korrik, u shty për shkak të motit të keq. Dy ditë më vonë, më 31 korrik, avioni Airbus A319 i kompanisë australiane Skytraders, i quajtur ‘Snowbird 1’, u nis nga Australia në orën 02:44 të mëngjesit. Pas më shumë se pesë orësh fluturim, avioni mbërriti në stacionin McMurdo, ku u përball me kushte jashtëzakonisht të vështira. Temperatura kishte zbritur në rreth...
Burimi:
syri.net