Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom Serbisë
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka shpallur shtetasin serb dhe drejtorin e Telekom Serbia, Vladimir Luçiç, person të padëshirueshëm (non grata), duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen, kalimin transit dhe qëndrimin në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas vendimit të Ministrisë të premten, Luçiçi është ndaluar për shkak të deklaratave të tij publike, të cilat përbëjnë kërcënim për sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës. Në arsyetimin e vendimit thuhet se ai, përmes deklaratave publike, ka promovuar dhe mbështetur politika e aktivitete që sfidojnë kompetencat sovrane të institucioneve të Kosovës në sektorë me rëndësi strategjike, përfshirë komunikimet elektronike dhe infrastrukturën e telekomunikacionit. Po ashtu, MPB-ja ka vlerësuar se Luçiçi ka propaganduar kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës, ndërsa “deklaratat e tij përbëjnë...
Burimi:
vizionplus.tv