Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit shtyhet për nesër, shkelet dhe Kushtetuta!
Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit do të mbahet të shtunën paradite, ka vendosur kryesuesi i saj Avni Dehari, pavarësisht se një afat kushtetues për përfundimin e saj mbaron qysh sonte në mesnatë. Seanca konstituive mbeti në gjysmë të enjten, kur Dehari vendosi ta shtyjë atë për kohë të papërcaktuar pas kërkesës së liderit të partisë në pushtet, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për një marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja dhe dhënien fund të krizës së gjatë politike. Tani Dehari e ka thirrur atë për të shtunën në orën 11:00, me gjithë kritikat se seanca duhej të mbahej brenda afatit 30 ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, i cili mbaron...
Burimi:
javanews.al