8 ditë protestë kundër reformës territoriale, banorët: Divjaka të mbetet bashki, nisin peticionin
Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit që parashikon bashkimin e bashkisë me Lushnjen ka hyrë sot në ditën e tetë. Edhe mbrëmjen e kësaj të premteje, kërkesa e protestuesve ishte e njëjtë si që në ditën e parë: "Divjaka Bashki!" Në protestë morën pjesë jo vetëm banorë të qytetit të Divjakës, por edhe banorë të njësive administrative. Mikrofoni ishte i hapur për të gjithë dhe mesazhi ishte i njëjtë: kundërshtimi i shkrirjes së Bashkisë Divjakë dhe bashkimit të saj me Lushnjen. Edhe gjatë ditës së tetë të protestës, disa prej protestuesve dogjën kartat e anëtarësisë së Partisë Socialiste, si shenjë kundërshtimi ndaj projektit. Ndërkohë, organizatorët kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion që do t'u dërgohet institucioneve shtetërore. Me anë të tij kërkohet...
Burimi:
syri.net