VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në qytetin e Shkodrës. Zjarri ka rënë në një banesë në bulevardin "Bujar Bishanaku". Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, si dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.