Flakët shkrumbojnë makinën në mes të Fierit, nuk ka të lënduar! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
Zjarret nuk kursejnë as mjetet motorike në këtë vapë ekstreme që po përjeton vendi. Një automjet tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Zogut të Zi, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka konstatuar tym që dilte nga kofanoja dhe ka ndaluar menjëherë automjetin, duke dalë prej tij dhe duke u larguar në kohë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë fillimisht shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugët që të çojnë në këtë zonë, për të shmangur çdo rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera, në rast se zjarri do të shkaktonte shpërthim. Menjëherë pas njoftimit ka mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës. Dyshohet se...
Burimi:
javanews.al