Çmenduri nga Koreja e Veriut, televizioni shtetëror u rekomandon qytetarëve: Hani supë me mish qeni për të luftuar vapën!

Çmenduri nga Koreja e Veriut, televizioni shtetëror u rekomandon qytetarëve: Hani supë me mish qeni për të luftuar vapën!

Ndërsa gadishulli korean përvëlohet nga vapa, media shtetërore e Koresë së Veriut po sugjeron supë me mish qeni ose lëng pule si një mënyrë për të përballuar vapën dhe e portretizojnë Kim Jong Un si një udhëheqës që po përballon kushte të vështira përkrah popullit të tij. Televizioni shtetëror raportoi të enjten se temperaturat në Phenian kishin arritur në 36.7 gradë Celsius, duke thyer çdo rekord që kur filluan të mbaheshin të dhëna për kryeqytetin. Në zona të tjera, termometri ishte deri në 40 gradë, sipas AFP. Meqenëse temperatura nuk bie as natën, media shtetërore i kushton rëndësi të veçantë këtyre javëve më të nxehta të vitit, të cilat koreanët i quajnë “sambok” ose “djegie nga qeni”. Dhe ata po sugjerojnë që qytetarët të ndjekin...