Gjykata ndalon Trumpin të ndërtojë sallë vallëzimi, presidenti apelon

Gjykata ndalon Trumpin të ndërtojë sallë vallëzimi, presidenti apelon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se do të apelojë në Gjykatën Supreme kundër një vendimi të fundit të Gjykatës Federale të Apelit në Uashington. Ky vendim i ndalon administratës së tij të vazhdojë me ndërtimin e një salle të madhe vallëzimi brenda Shtëpisë së Bardhë. Trump e cilësoi vendimin si “politik” dhe “të padrejtë”, duke deklaruar përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth Social, se do të paraqesë menjëherë ankesë në instancën më të lartë gjyqësore. Ai theksoi se ky vendim duhet të rrëzohet plotësisht nga Gjykata Supreme, duke cituar agjencitë ushtarake dhe të inteligjencës që e konsiderojnë atë “të tmerrshëm, të motivuar politikisht dhe të paligjshëm”. Më herët, Gjykata e Apelit kishte vendosur se administrata Trump po vepronte...