Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov
Kosova ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve gjatë muajit qershor 2026, me një shtim të dukshëm të turistëve të huaj. Prishtina vazhdon të jetë destinacioni më i vizituar, ndërsa pas saj renditen Prizreni dhe Peja. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh vjen nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë qershorit 2026 vendin e vizituan gjithsej 70.234 persona. Prej tyre, 28.638 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 41.596 vizitorë të huaj. Krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur u regjistruan 63.502 vizitorë, numri i përgjithshëm është rritur me 10,6%. Rritja është më e theksuar te vizitorët vendorë, numri i të cilëve është shtuar me 19,6% në raport me të njëjtën periudhë të një viti...
Burimi:
javanews.al