SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar
Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë vlerësuar se presidenti rus Vladimir Putin mund të tentojë të testojë vendosmërinë dhe unitetin e NATO-s duke ndërmarrë një sulm të kufizuar ndaj një vendi anëtar të Aleancës gjatë viteve të ardhshme. Sipas burimeve të njohura me vlerësimet e inteligjencës amerikane, skenarët e mundshëm përshkallëzimi variojnë nga një sulm kibernetik deri te një inkursion i kufizuar ushtarak, i projektuar për të vënë në provë angazhimin e NATO-s ndaj nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ky nen përcakton se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithë Aleancës. Një prej burimeve tha për CNN se zonat më të mundshme për një përshkallëzim rus do të ishin vendet baltike ose Polonia. Megjithatë, koha dhe mënyra se si mund...
Burimi:
javanews.al