Programi kulturor i AfD-së në Gjermani ngjall reagime të forta në botën e artit
Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka paraqitur një program të ri kulturor që ka nxitur reagime të forta nga artistë dhe institucione kulturore në landin Saksonia-Anhalt. Sipas propozimeve të partisë, artistët dhe institucionet që kërkojnë financim publik do të duhet të nënshkruajnë një deklaratë ku zotohen se nuk do të “përçmojnë Gjermaninë dhe kulturën e saj”. Kritikët paralajmërojnë se një politikë e tillë mund të cenojë lirinë artistike dhe të ndikojë në mënyrën se si krijohet dhe financohet arti. Në qendër të debatit është edhe Bauhaus, shkolla ikonike gjermane e artit dhe arkitekturës e themeluar në vitin 1919. AfD e ka kritikuar këtë trashëgimi kulturore duke e cilësuar si tepër “moderniste” dhe “globale”, ndërsa kërkon një qasje më të...
Burimi:
kultplus.com