Ministrja Saranda Bogujevci ndan fotografi nga DokuFesti dhe uron ekipin për edicionin jubilar
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka ndarë disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në DokuFest, teksa ka uruar edicionin jubilar të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bogujevci ka vlerësuar rolin e DokuFestit në zhvillimin e kulturës dhe kinemasë dokumentare. “Për 25 vjet me radhë, DokuFest e ka kthyer Prizrenin në kryeqendrën e filmit dokumentar. Një festival që është rritur bashkë me qytetin dhe që sot është ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme në vend e më gjerë. Edicioni jubilar nis me 104 filma në garë dhe një program që për nëntë ditë do ta mbushë Prizrenin me publik, autorë e mysafirë nga vende të ndryshme të botës. Urime ekipit të DokuFest për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe...
Burimi:
kultplus.com