50 vepra nga thesari i Galerisë së Arteve në Shkodër hapen për publiku
Galeria e Arteve në Shkodër ka çelur ekspozitën e përvitshme me vepra nga fondi i saj artistik, duke sjellë për publikun rreth 50 krijime të autorëve të njohur të artit pamor shqiptar. Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri në muajin shtator, përfshin edhe vepra që prezantohen për herë të parë para vizitorëve. Përzgjedhja këtë herë fokusohet te lirika kreative, me punime që i përkasin periudhës nga vitet ’60 deri në vitet ’80 dhe përfaqësojnë zhvillimet e artit pamor shqiptar ndër vite. Hapja e kësaj ekspozite synon të sjellë më pranë publikut pasurinë e fondit të Galerisë së Arteve në Shkodër dhe të promovojë trashëgiminë artistike të qytetit, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur numri i vizitorëve vendas dhe të huaj rritet. Ekspozita është...
Burimi:
kultplus.com