Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Një vatër zjarri ka përfshirë një banesë në zonën e njohur si “Rruga e gjanë”, në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar momente ankthi te banorët e lagjes. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimit zjarrfikës, flakët u vunë shpejt nën kontrol dhe u fikën plotësisht, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të ndërtesës apo në banesat ngjitur. Përveç dëmeve materiale brenda ambienteve të banesës, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar apo pasojë në shëndet. Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në terren dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të rënies së zjarrit.