Harta e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket!

Harta e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket!

Lufta me zjarret po vijon në të gjithë vendin, si nga toka ashtu edhe nga ajri. Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke njoftuar se “gjatë ditës së sotme janë ndjekur 9 vatra zjarri në zona të ndryshme të Shqipërisë”. Sipas ministrisë, ndërhyrja e koordinuar e strukturave operacionale nga toka dhe ajri ka bërë që situata të përmirësohet ndjeshëm dhe aktualisht nuk raportohet asnjë rrezik për komunitetet apo zonat e banuara. -Në zonën e Dajtit, zjarri është fikur pas ndërhyrjes së forcave të MZSH-së, Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe mbështetjes nga helikopteri i Forcës Ajrore. Zona vijon të monitorohet, ndërsa edhe vatra në Priskë është shuar plotësisht. -Në Çikallesh të bashkisë Kavajë, ndërhyrja e zjarrfikësve nga Kavaja,...