Marash Kumbulla prezantohet në klubin e ri! Mbetet përsëri në Spanjë, por ndërron ekip

Marash Kumbulla prezantohet në klubin e ri! Mbetet përsëri në Spanjë, por ndërron ekip

Marash Kumbulla ka siguruar sot kthimin për edicionin e tretë radhazi në kampionatin spanjoll të futbollit. Pas eksperiencave me Espanjol dhe Majorka, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar sot si futbollisti më i ri i Rajo Vajekanos. “Marash Kumbulla është një futbollist i ri i Rajo Vajekanos. Ai vjen në huazim nga Roma deri në fundin e  sezonit”, shkruhej në njoftimin e klubit spanjoll për firmën me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Kjo do të thotë se për Kumbullën përsëritet telashi i vjetër, pasi përsëri bëhet fjalë për një huazim dhe jo transferim përfundimtar. Prej tre vitesh Roma po mundohet t’i gjejë një sistemim dhe të shesë kartonin e tij, por pa sukses, duke u detyruar ta japë vazhdimisht në huazim dhe pa i garantuar qëndrueshmëri...