VIDEO/ Digjet një makinë me mes të Fierit

VIDEO/ Digjet një makinë me mes të Fierit

Një automjet tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në 7 gusht në zonën e Zogut të Zi, në Fier. Drejtuesi i mjetit ka konstatuar tym që dilte nga kofanoja, ka ndaluar menjëherë dhe ka dalë në kohë nga automjeti. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në pjesën e baterisë. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.