Tre të vdekur dhe 23 të plagosur në trazirat e burgjeve në Sri Lanka

Tre të vdekur dhe 23 të plagosur në trazirat e burgjeve në Sri Lanka

Tre të burgosur humbën jetën dhe 23 të tjerë mbetën të plagosur pas një serie trazirash që shpërthyen në disa burgje të Sri Lankës, duke detyruar autoritetet të angazhojnë forca të shumta policore dhe njësi speciale për të rikthyer rendin. Sipas ministrit të Sigurisë Publike, Ananda Uijepala, incidenti i parë ndodhi të enjten në mbrëmje në burgun Neu Magazine në kryeqytetin Colombo, ku rreth 40 të burgosur dolën nga qelitë e tyre. Gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë, një i burgosur u vra. Të premten në mëngjes shpërtheu një tjetër revoltë në burgun e Kuruuita, rreth 80 kilometra larg kryeqytetit, ku humbën jetën edhe dy të burgosur të tjerë. Ministri bëri të ditur se gjithsej 23 të burgosur u plagosën në të dyja incidentet dhe...