Objekte misterioze mbi zona të banuara, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet e UFO-ve

Objekte misterioze mbi zona të banuara, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet e UFO-ve

 Nga një ‘sferë e ftohtë’ mbi Gjirin e Omanit te objektet misterioze mbi Lindjen e Mesme dhe Paqësorin, publikohen 41 materiale të reja të deklasifikuara Pentagoni ka publikuar një grup të ri materialesh të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë video, imazhe dhe dokumente që datojnë nga viti 1953 deri në vitin 2026. Publikimi i fundit përmban 41 materiale, mes tyre më shumë se 10 video, tre imazhe dhe një numër dokumentesh në format PDF. Ky është publikimi i pestë i këtij lloji nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes. Në disa prej pamjeve shfaqen objekte misterioze që lëvizin mbi zona të banuara, ndërsa në raste të tjera objektet duket se zhduken dhe rishfaqen nga pamja e sensorëve. Një prej videove, e regjistruar në...