RTSH hap aplikimet për Festivalin e 65-të të Këngës

RTSH hap aplikimet për Festivalin e 65-të të Këngës

Radio Televizioni Shqiptar ka hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare, i cili do të zhvillohet në dhjetor. Përmes një njoftimi zyrtar, RTSH u ka bërë thirrje kompozitorëve, autorëve dhe interpretuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora që të paraqesin krijimet e tyre për të qenë pjesë e këtij edicioni. Sipas rregullores së festivalit, këngët konkurruese duhet të jenë vepra origjinale dhe të papublikuara më parë në asnjë platformë. Organizatorët kanë vendosur gjithashtu kufizime të qarta për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në krijimin dhe prodhimin e këngëve pjesëmarrëse, me qëllim ruajtjen e autorësisë dhe krijimtarisë artistike njerëzore. Aplikimet do të jenë të hapura për një periudhë pesëditore, nga 22 deri...