Tre transmetues publikë bashkojnë forcat në Ulqin, Zana Spahiu vlerëson hapin e ri

Tre transmetues publikë bashkojnë forcat në Ulqin, Zana Spahiu vlerëson hapin e ri

Në Ulqin është hapur studioja e re e përbashkët e tre transmetuesve publikë, duke shënuar një hap të ri në bashkëpunimin mediatik mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Studioja do të funksionojë në bashkëpunim mes Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dhe Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG), me synim krijimin e më shumë mundësive për raportim të përbashkët dhe shkëmbim të përmbajtjeve mediatike. Gjatë hapjes së kësaj hapësire, drejtoresha e Përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, tha se kjo studio përfaqëson më shumë se një vend të ri pune. “Kjo zyrë është shumë më tepër sesa një hapësirë e re, simbol i përkushtimit të përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin ndërmjet nesh”, deklaroi Spahiu. Sipas saj, ky bashkëpunim synon të forcojë...