Gjenden mbetjet e 5 alpinistëve të zhdukur në Nepal
Mbetjet e pesë alpinistëve që u zhdukën pas një orteku vdekjeprurës në malin Yalung Ri të Nepalit, në nëntor të vitit të kaluar, janë gjetur pasi shkrirja sezonale e borës i nxori në sipërfaqe. Policia njoftoi se trupat u lokalizuan pranë Kampit Bazë Yalung Ri, në një lartësi rreth 5 mijë metra, dhe ekipet e shpëtimit po përgatiten për rikuperimin e tyre. Pesë alpinistët, tre të huaj dhe dy nepalezë, mbetën të bllokuar nën dëborë pasi u goditën nga orteku gjatë ngjitjes drejt majës. Dy alpinistë të tjerë u gjetën më herët të vdekur, ndërsa pesë persona u shpëtuan të gjallë. Përpjekjet e reja për nxjerrjen e mbetjeve nisën pas njoftimeve nga banorët vendas, ndërsa një operacion me helikopter u pengua fillimisht nga kushtet e...
Burimi:
syri.net