Makina përfshihet nga flakët në Fier

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e “Zogut të Zi” në Fier. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka konstatuar tym që dilte në pjesën e përparme të automjetit dhe ka ndaluar menjëherë duke dalë prej tij dhe duke u larguar në kohë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë fillimisht shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugët që të çojnë në këtë zonë, për të shmangur çdo rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera, në rast se zjarri do të shkaktonte shpërthim. Menjëherë pas njoftimit ka mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në pjesën e baterisë së...