U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri
Senati amerikan ka votuar për konfirmimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Kandidatura e Wendt u miratua në bllok së bashku me 73 zyrtarë dhe diplomatë të tjerë, me 51 vota pro dhe 47 kundër. Emërimet e konfirmuara pritet t’i dërgohen Presidentit Donald Trump, duke i hapur rrugë betimit dhe marrjes zyrtare të detyrës në vendet ku do të shërbejnë. Wendt është gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, me mbi 34 vite shërbim, pjesën më të madhe të karrierës në forcat speciale Green Beret. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si edhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. Ardhja e Wendt në Tiranë do të...
Burimi:
javanews.al