“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…
“Humba edhe gruan, edhe djalin. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi… humba gjithçka. E ndjeva se diçka nuk po shkonte mirë dhe i mora në telefon, por nuk mu përgjigjën”. Me këto fjalë prekëse, bashkëshorti i 43-vjeçares dhe babai i 21-vjeçarit shqiptar përshkroi për mediat dhimbjen e madhe që po përjeton pas aksidentit tragjik rrugor të ndodhur të premten në mëngjes në rrugën provinciale Amfipoli–Drama, pranë zonës së Paleokomit në Serres. Brenda pak çastesh, ai humbi bashkëshorten dhe djalin e tij, të cilët ishin nisur herët në mëngjes drejt vendit të punës. Sipas mediave greke, familja ishte me origjinë nga Shqipëria dhe jetonte prej vitesh në Paleokomi. 43-vjeçarja dhe djali i saj 21-vjeçar punonin në të njëjtën kompani, në plazhin e...
Burimi:
gijotina.com