Dëshmi tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës: Nuk ngrihej nga shtrati. Nuk donte të hante, kishte hequr dorë
Detaje të reja tronditëse po dalin nga gjyqi për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona, ku prokuroria argjentinase po heton nëse neglizhenca e ekipit mjekësor ka ndikuar në ndarjen e tij nga jeta. Një nga dëshmitë më të forta të paraqitura në proces ishte ajo e fizioterapistit dhe masazhatorit Nicolás Taffarel, i cili përshkroi gjendjen e rënduar fizike dhe psikologjike të Maradonës në ditët e fundit të jetës së tij. Sipas Taffarelit, ish-kapiteni i Argjentinës kishte kaluar një periudhë të vështirë, duke humbur interesin për aktivitetet e përditshme dhe duke refuzuar kujdesin bazë personal. “Ai nuk ngrihej nga shtrati, nuk donte të hante dhe nuk donte as të lahej”, deklaroi dëshmitari para gjykatës. Ai tha se kishte paralajmëruar disa herë ekipin mjekësor për përkeqësimin...
Burimi:
gijotina.com