Barcelona bën detyrën ndaj Bilbao, çfarë gafe nga kampioni i botës (video)

Barcelona bën detyrën ndaj Bilbao, çfarë gafe nga kampioni i botës (video)

Barcelona ka bërë më së miri detyrën ndaj Athletic Bilbao, duke fituar 2-0 në “Camp Nou” në ndeshjen e prapambetur nga java e parë. Rasti i parë i rrezikshëm do të vinte në minutën e 24-të, ku Raphinha humbi një mundësi ideale, pas një krosimi perfekt të Xavi Espart. Në minutën e 29-të, Pedri gjen golin, por anullohet për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it. Sfida u zhbllokua në minutën e 37-të, ku Raphinha gjeti golin, pas një asisti maestral të Pedri-t dhe një veprimi të bukur në zonë nga vetë sulmuesi brazilian. Në minutën e 41-të, Barcelona i afrohet golit të dytë me Lamine Yamal, por Unai Simon bën një pritje të shkëlqyer. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Barcelonën. SHIKOGOLIN Në minutën...