Vendos goli i Raphinha, Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Bilbao (video)
27 Gusht 2026 21:53 Telesport Barcelona po fiton 1-0 ndaj Athletic Bilbao pas 45 minutave të para, në sfidën e prapambetur nga java e parë, e cila po luhet në “Camp Nou”. Rasti i parë i rrezikshëm do të vinte në minutën e 24-të, ku Raphinha humbi një mundësi ideale, pas një krosimi perfekt të Xavi Espart. Në minutën e 29-të, Pedri gjen golin, por anullohet për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it. Sfida u zhbllokua në minutën e 37-të, ku Raphinha gjeti golin, pas një asisti maestral të Pedri-t dhe një veprimi të bukur në zonë nga vetë sulmuesi brazilian. Në minutën e 41-të, Barcelona i afrohet golit të dytë me Lamine Yamal, por Unai Simon bën një pritje të shkëlqyer. Pjesa e...
Burimi:
telesport.al