Conference League: Dinamo dorëzohet në shtesë dhe e mbyll këtu rrugëtimin në Europë

Conference League: Dinamo dorëzohet në shtesë dhe e mbyll këtu rrugëtimin në Europë

Pavarësisht një paraqitjeje shumë dinjitoze, Dinamo është eliminuar pa arritur dot të shkojë në grupet e Conference League, pas humbjes 4-2 ndaj Pafos, në kohën shtesë. Blutë e drejtuar nga Ilir Daja gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një rrëmbimi fantastik të topit nga kundërshtari të Malomo dhe asistit të Silva Richard, ishte David Fadairo, i cili dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Vendasit barazuan shpejt shifrat në minutën e 12-të, ku Ken Sema shënoi nga distanca. Topi përfundoi në rrjetën e Aldo Teqja, i ndikuar edhe nga një devijim. Dinamo pretendoi për faull ndaj Malomo gjatë aksionit, por për arbitrin ishte në rregull. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në...