UEFA Futsal Champions League: Tirana me fitore të jashtëzakonshme ndaj Cardiff, tani kualifikimi është një hap më afër

UEFA Futsal Champions League: Tirana me fitore të jashtëzakonshme ndaj Cardiff, tani kualifikimi është një hap më afër

Tirana Futsal ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në UEFA Futsal Champions League 2026/27, duke mposhtur me rezultatin e thellë 9-1 Futsal Club Cardiff në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të kontrolluar dhe me ritëm të lartë, duke siguruar tri pikë të tjera dhe duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve. Tirana e nisi menjëherë në sulm dhe gjeti golin e parë që në minutën e parë me Maxharraj. I njëjti lojtar realizoi sërish në minutën e 8-të, ndërsa në minutën e 10-të ishte Muca që thelloi avantazhin. Maxharraj kompletoi një paraqitje fantastike personale duke realizuar edhe tre herë të tjera, në minutat 11, 14 dhe 24, duke e çuar në pesë numrin e golave të tij në këtë...