“Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari!

“Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari!

Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijon në ditën e 69-të, ndërsa protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë rezistencën deri në largimin e tij. Një prej pjesëmarrësve në tubim u shpreh se mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e cilësuar protestën si një lëvizje qytetare që, sipas tij, ka ndikuar në zhvillimet politike në vend dhe në Diasporë. Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe kundërshtoi kritikat për gjuhën e përdorur gjatë protestave. “Jemi me mijëra që kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Edhe sot më të vendosur në ditën e 69 që të vazhdojmë të rezistojmë e të mos largohemi pa larguar Edi Ramën. Për 69 ditë kjo protestë, kjo rezistencë qytetarë është shndërruar në lokomotivën e zhvillimeve politike në Shqipëri dhe kudo ku ka...