Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra të monitoruara, pa rrezik për zonat e banuara
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë ditës së sotme janë ndjekur 9 vatra zjarri në zona të ndryshme të Shqipërisë. Sipas ministrisë, ndërhyrja e koordinuar e strukturave operacionale nga toka dhe ajri ka bërë që situata të përmirësohet ndjeshëm dhe aktualisht nuk raportohet asnjë rrezik për komunitetet apo zonat e banuara. Në zonën e Dajtit, zjarri është fikur pas ndërhyrjes së forcave të MZSH-së, Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe mbështetjes nga helikopteri i Forcës Ajrore. Zona vijon të monitorohet, ndërsa edhe vatra në Priskë është shuar plotësisht. Në Çikallesh të bashkisë Kavajë, ndërhyrja e zjarrfikësve nga Kavaja, Kamza dhe Rrogozhina, e mbështetur nga avioni “Air Tractor”, ka mundësuar izolimin e plotë të zjarrit....
Burimi:
sot.com.al