Dy hartat territoriale, PD sfidon me referendum:Ta zgjedhë qytetari
Demokratët janë aq të bindur se harta e tyre territoriale me 100 bashki afron shërbimet te qytetari dhe frenon shpopullimin e zonave rurale, sa janë të gatshëm të sfidojnë mazhorancën me referendum. Sfida më kryesore është kjo: ftojmë politikën, mazhorancën, por edhe qytetarët, të realizojmë një referendum. Dy projektet të hidhen në referendum dhe të jetë qytetari ai që vendos e përcakton se cili është modeli që i shkon më afër interesit të tij. Motivi pse nuk e dorëzojnë draftin e tyre në Kuvend shkon përtej procedurave. Boçi: Parlamenti nuk ka autoritet, pas përfundimit të punës së komisionit, të shqyrtojë një produkt që i vjen nga një grup deputetësh. Sepse nuk është çështje procedure, është çështje demokracie. Produkti nuk ka autoritet moral, politik, parlamentar apo kushtetues...
Burimi:
opinion.al