Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione
Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve ujitëse dhe heqja e naftës pa akcizë janë ndër problematikat kryesore që vijojnë të penalizojnë fermerët dhe konkurrueshmërinë e sektorit. Përballë këtyre vështirësive, fermerët dhe blegtorët paralajmërojnë rikthimin e protestave në fillim të muajit shtator, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Në javën e parë të shtatorit, përfaqësues të fermerëve dhe blegtorëve pritet t’i drejtohen Ministrisë së Bujqësisë me një paketë kërkesash, që lidhen kryesisht me skemën kombëtare të bujqësisë, subvencionet, TVSH-në dhe kostot e prodhimit. Ndër kërkesat kryesore që anëtarë të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit pohuan për Monitor pritet të jetë rishikimi i skemës...
Burimi:
syri.net