Zjarri i madh mbi Dukat përhapet drejt malit të Çikës
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën malore mbi fshatin Dukat në Vlorë, duke u përhapur gjatë natës në drejtim të malit të Çikës. Zjarri u shfaq mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:00, fillimisht në katër vatra, ndërsa më pas u zgjerua në një sipërfaqe të konsiderueshme. Terreni i thepisur malor po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e forcave në terren. Ekipet zjarrfikëse kanë nisur operacionin në orët e para të mëngjesit, ndërsa në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe rreth 40 efektivë të Forcave të Armatosura, nën koordinimin e strukturave të Emergjencave Civile. Aktualisht, forcat po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Kushtet atmosferike po ndihmojnë ndërhyrjen, pasi era nuk është e fortë. Megjithatë, një përkeqësim i situatës atmosferike mund...
Burimi:
syri.net