Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë
Zjarri i madh në Dukat, i cili ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme, vijon të jetë aktiv. Për përballimin e situatës dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, drejt zonës janë nisur dy avionë, 40 trupa të Forcave të Armatosura, si dhe forcat e Emergjencave Civile të Bashkisë Vlorë dhe shërbimet zjarrfikëse. Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa situata vijon të monitorohet për shkak të përhapjes së flakëve në zonën e mbuluar me shkurre dhe bimësi.
Burimi:
javanews.al